Rep-artisti me prejardhje nga Drenasi, Don Xhoni, po rezulton të jetë mjaft i pëlqyer nga audienca shqiptare.
Që nga paraqitje e tij e parë, ai ka dëshmuar se ka talent, ndërsa tani numëron një numër të madhe të fansave.
Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka sjellë në treg këngën më të re.
“Alles Gute Criminale” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Cricket Music.
Tekstin e ka shkruar vet reperi, teksa miksimin dhe masterizimin e ka bërë Lorenc Aliaj.
Kësaj radhe ai ka vendosur që klipin ta bëjë me videotekst, derisa në disa pjesë shfaqej edhe ai, për skena të cilat është përkujdesur Kotorri dhe reperi.
Që në minutat e parë të lansimit, “Alles Gute Criminale” është pëlqyer mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/