Telegrafi

Don Xhoni publikon këngën “Kokaina”, Trejsi Sejdini protagoniste në klip

Don Xhoni dhe Trejsi Sejdini Foto: YouTube

Rep-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, është një nga sensacionet e këtij viti në industrinë muzikore.

Ai përmes rrjete sociale ndan imazhe dhe video të shumta, prej të cilave informon fansat për jetën dhe karrierën personale.

Në një postim të fundit në Instagram, ai bëri të ditur se ka lansuar këngën e re, sekuenca të cilës ia kishin publikuar më parë në rrjet.

“Kokaina” mban titullin projekti muzikor, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Rzon dhe Pllumb.

Lexo po ashtu Don Xhoni dhe Trejsi Sejdini në lidhje? - Dyshja fotografohen duke darkuar së bashku

Sikurse edhe në të tjera këngë edhe në këtë të fundit, Don ka punuar në melodinë dhe tekstin e prodhimtarisë muzikore.

Foto: Instagram

Vlen të përmendet se në klip, reperi shihet së bashku me modelen Trejsi Sejdini, me të cilën u pa ditë më parë duke darkuar. /Telegrafi/