Telegrafi

Don Xhoni publikon këngën e re “M’fal”

Foto: Screenshot/YouTube

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“M’fal” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga tashmë ndodhet në YouTube dhe videoklipi siç shihet u xhirua në San Torini.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet këngëtari me producim nga BigBang & Aspekt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit Sekuencë.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo këngë e reperit u prit mirë nga publiku dhe tashmë ka mbledhur afro 500 mijë klikime.

Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) është shumë i kërkuar edhe në mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/