Telegrafi

Don Xhoni publikon “EP”-në me katër këngë “Shah Mat”

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni mbetet aktiv me projekte të reja dhe mbrëmje muzikore.

Kur jemi në fundvit, reperi ashtu siç kishte paralajmëruar ka finalizuar “EP”-in e parë.

Projekti i reperit nga Drenica përmban gjithsej katër këngë të cilat u shoqëruan edhe me videoklipe që tashmë gjenden të publikuara në YouTube dhe platforma të tjera.

“EP” mban titullin “Shah Mat” dhe që të katër projektet u lansuan të enjten (15 dhjetor) një pas një.

Përmes këtij projekti, Don Xhoni u shpreh se kjo është dhurata e festave të fundvitit për fansat e tij e të shumtë.

Kujtojmë që vitin 2022 ka qenë tejet i suksesshëm për reperin dhe krahas projekteve solo ai solli edhe disa bashkëpunime të suksesshme.

I fundit është ai me këngëtaren e njohur, Era Istrefi “Hala” që deri më tani ka grumbulluar mbi 32 milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/