Telegrafi

Don Xhoni pret në takim Sami Lushtakun në lokalin e tij: Më përgëzoi për suksesin e krejt të arriturat e mia

Foto: Don Xhoni/InstaStory

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhon, jo pak herë është krenuar me krahinën prej nga vjen dhe njerëzit e asaj zone.

Këtë gjë e vërtetoi edhe në një nga fotografitë e fundit të publikuara në InstaStory, ku shfaqej përkrah politikanit të njohur drenicas, Sami Lushtaku.

Ky i fundit e ka vizituar reperin në lokalin e tij në Drenas, ku duket të ketë kaluar pak kohë relaksi me të.

Foto: Don Xhoni/InstaStory

“Sot për vizitë e patëm gjeneral Sami Lushtakun, ku më përgëzoi për suksesin e krejt të arriturat e mia. Faleminderit kryetar, qofsh i respektuar. Drenicë me vulë t’kuqe deri në frymën e fundit”, shkroi Don Xhoni në mbishkrimin e fotografisë.

I njëjti ka pranuar disa herë se ruan raporte të mira edhe me kryetarin e komunës prej nga vjen, atë të Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Ai përndryshe ka paralajmëruar edhe se më datë 7 korrik do të publikojë këngën e tij më të re, ku protagoniste në klip do të jetë Megi Pojani. /Telegrafi/

Foto: Don Xhoni/Instagram