Reperi që është sensacion i momentit, Don Xhoni, është bërë pre e lajmeve të rrejshme lidhur më përfshirjen e tij në një përleshje fizike.
Mediat shqiptare kanë raportuar dhe kanë publikuar video, ku pretendohej se reperi nga Kosova ishte sulmuar nga reperi nga Shqipëria, Finem, në Tiranë.
Mirëpo, nuk ka vonuar reagimi i menjëhershëm i Xhonatan Isufit (emri i vërtetë i Don Xhonit), i cili ka sqaruar gjithçka përmes disa videove në rrjetet sociale.
Teksa shfaqej shëndosh e mirë dhe mjaft i disponuar, reperi ka deklaruar se lajmet janë të rreme dhe asgjë nuk ka ndodhur nga ajo që është raportuar.
“E qitët lajmin, por ua ftofa brenda sekondave. Rrenca…”, deklaron Don Xhoni në njërën preh videove që ka mbishkrimin ‘Sqarim’.
Po ashtu, ai ka hyri drejtpërdrejtë në Instagram duke sqaruar se ka qenë thjeshtë gënjeshtër e publikuar nga faqe të caktuara. Njëherësh, Meriton Mjekiqi gjatë bashkëbisedimit me reperin e ka bërë të qartë se ata kanë raporte të mira me Finemin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=B17EBQmIZIw