Reperi shqiptar, Don Xhon, u ka premtuar fansave të tij se do të jetë mjaft aktiv gjatë kësaj vere me projekte muzikore të shumta.
Ndër to, ai ka paralajmëruar një befasi të veçantë për fansat, e cila inkorporon edhe kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku është shfaqur nën shoqërinë e kryetarit të komunës në të cilën ai u lind e u rrit.
“Një super surprizë, n’Drenicë, së shpejti me kryetarin dhe mikun tim Ramiz Lladrovci”, shkroi Don Xhon në mbishkrimin e fotografisë.
Ai nuk ka zbuluar nëse bëhet fjalë për ndonjë këngë të re me klip apo koncert konform rregullave pandemike – duke dashur që kështu që këtë pjesë ta lërë tërësisht befasi për fansat.
Reperi drenicas përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit “Unë foli i fundit”, i cili u publikua pak ditë më parë.
Që nga debutimi i tij i famshëm vitin e kaluar, Don Xhon ka vazhduar pa ndalur në sjelljen e projekteve të reja, duke mbetur ndër reperët më të pëlqyer të momentit në estradë. /Telegrafi/