Reperi nga Drenica, Don Xhon, prej disa ditësh ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.
Derisa po vazhdon punën për prurjen e re, ai po mban të azhurnuar fansat për detajet e kësaj kënge.
Së fundmi, artisti i njohur ka bërë një postim në InstaStory ku shfaqet në studion e producentit Rzon.
Me këtë të fundit duket se po punon edhe në këtë projekt, i cili siç ka treguar mban titullin “Maffia”.
“Maffia së shpejti, Rzon”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.
Ndërkaq, akoma nuk është bërë e ditur një datë zyrtare e lansimit të këngës.
Përkundër kësaj, Don Xhoni këto ditë bëri bujë edhe me një ‘freestyle’, muzika e të cilit u bë virale në rrjetin e popullarizuar TikTok.
Ajo u përdor në mijëra video e nga e gjithë botë, sfidë kjo që tanimë ka nisur edhe në Kosovë. /Telegrafi/