Telegrafi

Don Xhoni paralajmëron ‘EP’, detajet i zbulon së shpejti

Foto: Instagram

Ai vazhdon të jetë një personazh shumë i zëshëm në shoëbizin shqiptar.

Fjala është për rap-artistin e njohur, Don Xhoni, i cili ka arritur të pushtoj tregun muzikor për një kohë të shkurtër.

Duke qenë se është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku, artisti duket se nuk do të ndalet me befasi për fansat.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti së fundmi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se po vjen me një ‘EP’, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një tjetër postim të hedhur në InstaStory, autori i “Make a pose” shtoi se së shpejti do të zbulojë detajet.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtari nga Drenica momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re “Hala”, që e solli javë më parë në bashkëpunim me Era Istrefin.

Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) sivjet po ashtu ka qenë shumë i angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram