Site icon Telegrafi

Don Xhoni mori vëmendje në një nga koncertet e fundit me syze ‘Louis Vuitton’ që kushtojnë mbi 600 euro

Don Xhon (Foto: Instagram)

Ai edhe këtë vit ka qenë një nga reperët më të zëshëm në estradë e ndër më të kërkuarit në koncerte.

Bëhet fjalë për artistin nga Drenica, Don Xhoni, i cili në këtë sezon mbajti një sërë mbrëmjesh përreth trojeve shqiptare.

Krahas kësaj, ai duket se i kushton një rëndësi të madhe edhe paraqitjes fizike dhe për këtë ka marrë vëmendje në një nga daljet para fansave.

Në një nga koncertet e fundit, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) është shfaqur me një palë syze ‘Louis Vuitton’ të cilat kanë një vlerë marramendëse.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Don Xhoni

Sipas faqes ‘Shqip Closet’, syzet e tilla të markës së famshme kapin vlerën e mbi 600 eurove.

Theksojmë që nga dita e sotme (e premte) janë anuluar të gjitha mbrëmjet e ahengjet muzikore për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Masat e reja, që kanë hyrë në fuqi sot, vlejnë deri më 1 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version