Reperi i njohur shqiptar, Don Xhon, gjatë kësaj vere ka qenë i pranishëm në një sërë koncertesh e mbrëmjesh muzikore.
Artisti së fundmi ka bërë të ditur se do të mbyllë sezonin me një performancë në qytetin e tij – Drenicë.
Ai madje ka vizituar edhe varrin e legjendës Adem Jasharit duke thënë se do të këndojë për respekt të familjes Jashari.
“Sot mbyllja e sezonit në Drenicë, më saktësisht në Skenderaj ‘Në shesh’. Mos mendoni që ju kam harruar ‘ëmbëlsira për në fund’”.
“Sonte në Drenicë për respekt të familjes Jashari si dhe krejt Drenicës time”, ka thënë ai.
Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) ka mbajtur mbi dy koncerte brenda një dite, ndërsa është kthyer në të preferuarit e publikut që nga karantina. /Telegrafi/