Telegrafi

Don Xhoni me lëvdata për veten: Djalë boss jam dhe do të jem deri në frymën e fundit

Foto: Screenshot/Instagram

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, është aktiv në rrjete sociale dhe ndan me ndjekësit postime të ndryshme.

Ai edhe këtë verë ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.

Megjithatë, reperi nga Drenica nuk ka munguar as me këngë të reja për fansat e publikun.

Don Xhoni (Foto: Instagram)

Në një postim në InstaStory, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) e ka lavdëruar veten.

“Djalë boss jam edhe do të jem deri në frymën e fundit”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë së realizuar në makinë.

“M’fal” mbetet projekti i fundit solo që ka realizuar me një videoklip veror në Santorini.

Të gjitha këngët e tij vlen të ceket se numërojnë miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/