Rep-artisti i njohur nga Drenasi, Don Xhoni, kohëve të fundit ka marrë vëmendje të madhe të publikuar shqiptar.
Që nga paraqitja e tij e parë, reperi ka arritur të grumbullojë mijëra fansa, të cilët po e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.
Gjatë ditës së sotme (e shtunë) përmes rrjetit social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e re.
“Cash Cash” mban titullin projekti muzikor, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Rrzon.
Klipi në të cilën shfaqtë reperin plot stil është realizuar nën përkujdesjen e Kotorri.
Vlen të përmendet se një prodhimtari e tillë muzikore është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vRe2cHLS0-s