Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka qenë një nga emrat më të përfolur të muzikës hip-hop gjatë këtyre ditëve.
Një ‘freestyle’ i tij i bërë në emisionin “Gjoni Black” është kthyer në senzacion në TikTok, teksa është shpërndarë edhe nga faqja imituese e “Ellen Tv Show” në Instagram.
Ndërkohë, reperi nga Drenica ka qenë edhe pre e disa akuzave se ka vjedhur këngën e tij “Kokaina” nga një grup i reperëve bullgarë të quajtur Team Jako.
Don Xhoni nuk vonoi dhe reagoi përmes rrjetit social Instagram, duke publikuar me fakte se si kënga e tij “Kokaina” është prodhim 100 për qind origjinal, dhe se bullgarët e kanëvjedhur më pas, nga ku edhe YouTube ua ka fshirë automatikisht.
Videoja e YouTube shfaq gjithashtu edhe datën e publikimit të projektit të reperëve bullgarë e cila është 20 janar 2021, e cila është më shumë se një muaj nga publikimi i këngës “Kokaina”.
“’Kokaina’ false edhe YouTube e ka fshi automatikisht aq shumë e kanë kopjuar njëjtë. E përshëndes Bullgarinë dhe juve do faqe që e keni përkrahë e mezi nuk prisni me qit dikë poshtë në këtë rast mu, ua përshëndes më të dashurit”, ka shkruar reperi shqiptar në reagimin e tij.
“Kokaina” përndryshe është një këngë e punuar nga producenti Rrzon, me tekst dhe vijë melodike nga vet reperi interpretues. /Telegrafi/