Don Xhoni është aktualisht ndër reperët e pëlqyer në vend duke sjellë projekte që u priten mirë nga publiku.
Pas shumë koncerteve që i zhvilloi gjatë verës që po lëmë pas, reperi nga Drenica ka filluar pushimet.
Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) përmes postimeve në Instagram ka njoftuar fansat që ka udhëtuar drejtë Italisë.
Destinacioni që reperi ka zgjedhur në shtetin italian është Venecia, nga ku edhe ka publikuar fotografi. Në këtë udhëtim, ai është i shoqëruar me disa prej miqve dhe bashkëpunëtorëve.
Ndërkohë, pasi ka shijuar sukseset e hitve të fundit, reperi ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt i pret një befasi dhe se projektet e reja janë rrugës. /Telegrafi/