Reperi nga Drenica, Don Xhon, momentalisht është një nga emrat më të zëshëm në estradë.
Ai ka pak vite që ka bërë debutimin në skenë, por lirshëm mund të thuhet se tani është ndër më të kërkuarit në treg e po ashtu edhe nga më të suksesshmit.
I njëjti duket se po ecën mirë edhe në rrjete sociale, ndërsa së fundmi ka falënderuar fansat pasi arriti 700 mijë ndjekës në Instagram.
“Faleminderit për 700 mijë. Zoti ju ruajt të gjithëve”, kanë qenë fjalët e Xhonaton Isufit (emri i plotë).
Don Xhon ndërkohë tregon se projekti i ri në bashkëpunim me Butrint Imerin po vjen shumë shpejt.
“Corazan. Vjen shumë shumë shpejt. Qëndroni në linjë”, vazhdon ai.
I njëjti aktualisht ndodhet në Dubai duke shijuar pak kohë me të dashurën e tij ruse, Ariana Lirey. /Telegrafi/