Reperi i njohur shqiptar, Don Xhon, ua prezantoi së fundmi fansat veturën e tij më të re të blerë këto ditë.
“Helm mbi tokë”, shkroi ai në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në InsatStory, ku tregonte veturën e tij të re të tipit BMW.
Por teksa prezantoi blerjen e tij më të fundit, ai bëri një gabim i cili mesa duket nuk u vu re nga vet reperi në momentin që u publikua.
Kjo pasi reperi me prejardhje nga Drenasi e kishte parkuar veturën e sapo blerë në mes të dy parkingjeve në lagjen ‘Dardania’, njëri prej të cilëve ishte i destinuar për persona me aftësi të kufizuara.
Pikërisht kjo gjë ka bërë që disa prej fansave të irritohen nga ky gjest, i cili në dukje të parë duket i pashembullt – e para sepse janë zënë dy parkingje me një veturë dhe tjetra sepse është cenuare hapësira e dedikuar personave me nevoja të veçanta.
Përndryshe, në po të njëjtën ditë Don Xhoni publikoi në InstaStory edhe një shkrim, duke dhënë këshilla se si të ecet përpara me pozitivitet.
“Bëni muzikë të mirë, bëni njerëzit të lumtur sa më shumë që të mundeni, blini makina të reja, ecni, ecni nuk ka kohë për të humbur”, shkroi ndër të tjerash reperi.
I njëjti këtë verë po vazhdon të jetë ndër emrat më eminentë në skenën rap, teksa shijon suksesin e këngës së tij më të fundit, “Katile”. /Telegrafi/