Don Xhoni dhe Gzuz janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
“Kokaina 2.0” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga vet artistët me producim nga Çelik Lipa (SBS Entertainment).
Videoja ndërkohë u realizua nga produksioni Sekuencë.
Kjo tashmë ndodhet në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga fansat e publiku.
Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) po vazhdon të jetë shumë i kërkuar në tregun muzikor shqiptar.
Ai ka pak vite që është në skenë, por këngët e tij numërojnë miliona klkikime. /Telegrafi/