Rap-artisti i njohur nga Drenica, Don Xhoni, feston ditën e sotme (e hënë) ditëlindjen.
I lindur si Xhonatan Isufi më 8 prill të vitit 2000, ai sot ka mbushur plot 24 vite jetë.
Këngëtari me këtë rast i ka bërë vetes një dhuratë luksoze – makinë të tipit Lamborghini Huracan.
Kështu të paktën ka njoftuar me anë të disa fotografive në rrjete sociale, ku edhe prezanton veturën që kap vlerën e mijëra eurove.
“Pra, kjo është ajo që ndihet si 24? Gëzuar”, ka shkruar ai.
Të shumta qenë edhe urimet që mori në pjesën për komente nga miqtë e fansat.
I njëjti bëri debutimin në estradë në vitin 2020, në kohën e pandemisë.
Që nga ajo kohë, Don Xhoni nuk është ndalur për asnjë moment dhe ka sjell projekte të shumta. /Telegrafi/