Duket se reperi Don Xhoni po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes që pas famës që mori vitin e kaluar.
Artisti, i quajtur fenomeni i karantinës, edhe këtë vit është duke mbajtur primatin e një prej yjeve më të pëlqyer e më të zëshëm në treg.
Ai së fundmi përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar një surprizë për fansat, që duket se ka të bëjë me një projekt të ri muzikor.
Ndonëse nuk ka zbuluar më shumë, në postimin e ndarë në InstaStory shfaqet duke interpretuar këngën e re.
“Një surprizë këto ditë”, ka qenë mbishkrimi i postimit.
Se çfarë në fakt po sjellë artisti nga Drenica, mbetet të zbulohet në ditët në vijim. /Telegrafi/