Javë më parë reperi i njohur, Don Xhoni njoftoi se më nuk do të jetë nën menaxhimin e labelit “Gjoni Black”.
Ai tha se po largohet nga kompania me të cilën nisi karrierën me marrëveshje të dyanshme duke i falënderuar për bashkëpunimin dhe sukseset gjatë rrugëtimit të përbashkët.
Ndërsa, nga tani e tutje reperi nga Drenica do të jetë në menaxhimin e kompanisë muzikore “AVD Digital” dhe menaxherit të suksesshëm, Denis Avdiu.
Ishte Avdiu ai që ka bërë të ditur lajmin përmes një fotografie në Instagram ku shihet bashkë me Don Xhonin.
“E ardhmja është këtu! I lumtur të njoftoi dhe mirëpres artistin tim të ri, Don Xhoni”, ka shkruar Denisi në mbishkrimin e imazhit.
Kujtojmë që krahas Don Xhonit, Denisi prej vitesh menaxhon edhe këngëtarin tjetër të suksesshëm, Butrint Imerin.
Ndryshe, kënga e fundit e Don Xhonit është “Katile” e cila u kthye në një hit veror, teksa përmes postimeve në rrjete sociale reperi ka paralajmëruar projekte të reja.
Mbetet të shihet se çfarë do të sjell reperi me menaxhmetin e ri muzikor. /Telegrafi/