Telegrafi

Don Xhoni arrin mbi 100 mijë abonues në YouTube: Nuk keni parë ende asgjë

Don Xhoni Foto: Instagram/don_xhoni

Rep-artisti me prejardhje nga Drenasi, Don Xhoni, është tashmë emir më i lakuar në estradën shqiptare.

Derisa po thyen rekorde të shumta përmes një ‘freestyle’, reperi vetëm se po shijon suksesin, duke marrë motiv edhe më tutje.

Por, në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se është shpërblyer edhe nga platform digjitale YouTube.

“Faleminderit shumë për të gjithë përkrahjen dhe që ia kemi arritur kaq shpejtë të bëjmë këto shifra rekorde”, ka shkruar ai në përshkrim të imazheve.

Tutje Don shtoi: “Don Xhoni nuk do të ndalet, ju mendoni që keni parë shumë prej meje, nuk keni parë ende asgjë”.

Vlen të përmendet se edhe ‘Ellen Show Tv’ në Instagram ka mbështetur artistin, duke shpërndarë sekuencat e bëra virale të tij. /Telegrafi/