Telegrafi

Don Phenom publikon klipin e këngës “Ma e mira je”

Don Phenom (Foto: Instagram/donphenomofficialpage)

“Ma e mira je” është titulli i këngës më të re të reperit Don Phenom, të cilën e ka publikuar me videoklip.

Për muzikën janë kujdesur producentët LexCavana dhe CekicBeatz, ndërsa tekstin e ka shkruar vet reperi.

Incizimi i këngës është bërë nga Cricket Music, ndërsa miksimin e ka bërë CekicBeatz.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Don Phenom

Për xhirimin e videoklipit të ri muzikor është angazhuar produksioni XL Films.

“Trap” është një prej realizimeve më të fundit të reperit shqiptar që u shoqërua me një videoklip me skena të nxehta. /Telegrafi/