Telegrafi

Don Phenom: Nuk do të bashkëpunoja me Ledrin

Reperi i njohur shqiptar, Don Phenom, ka folur për preferencat e tij në hip hop.

Ai ishte i ftuar në emisionin Thumb, ku foli për shumë gjëra.

Reperi zbuloi se ai ka pesë muaj që është në lidhje dhe po shijon atë.

Ndërkaq, tha se nuk pati nevojë për Taynan që të bëhet i famshëm, por theksoi se “Columbiana” ishte hiti më i madh i verës.

Don Phenom e lëvdoi Ledrin si reper të mirë, por nuk do të bashkëpunonte me të.

“I kam disa principe që nuk më lejojnë që unë të bëj bashkëpunim me të”, u shpreh Don Phenom.

Ndër reperët më të mirë shqiptarë ai vlerësoi Unikkatilin dhe Vinz nga Hellbanianz. /Telegrafi/