Reperi dhe producenti i njohur Don Arbas, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Ai shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, gjersa nuk heziton që edhe të shprehë hapur mendimin e tij lidhur me ndonjë çështje të caktuar.
Së fundmi, Don Arbas, emri i vërtetë i të cilit është Artan Bajrami, ka publikuar në InstaStory një shqetësim të tijin lidhur me një video-lojë shumë popullore, e cila ia mundëson protagonistit që të vrasë njerëz në vendin e shenjtë, Mekën.
“Ja një nga lojërat e fëmijëve tanë, Fortnine. Që në një nga nivelet është që duhet të vrasësh njerëzit rreth e rrotull Qabes. Dhe më pas të prishësh Qaben, që të kalosh nivelin. Imagjinoni se si programojnë trurin e të vegjëlve tanë, që të vrasin myslimanët. Bojkotoni këtë lojë dhe mos lejoni fëmijët tuaj të luajnë”, ka shkruar Don Arbas në InstaStory.
Rap-artisti nga Prishtina përndryshe është i njohur si producent i shumë këngëve të artistëve të estradës, por më së shumti të motrës së tij, këngëtares Arta Bajrami.
Ndër projektet e tij më të fundit si interpretues mbetet balada “Pse mu”, të cilën ai e solli pikërisht vitin e kaluar në duet me Artën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-gpU3CABgBM&ab_channel=Arbasound