Telegrafi

Don Arbas bën thirrje: Respektojini ata që agjërojnë, mos shfaqni ushqimin tuaj në rrjetet sociale (Foto)

Producenti i njohur Don Arbas është shumë i pëlqyer për punën e tij, dhe numëron mjaft ndjekës në rrjetet sociale.

Përndryshe, ai ka treguar gjithnjë se është një mysliman, dhe agjëron gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Por në këtë muaj të mëshirës, në të cilin duhet të tregohet respekt për njëri-tjetrin, këtë respekt ai nuk po e sheh edhe aq shumë tek njerëzit.

Lexo po ashtu "Asaj" rikthen Artën me MC Kreshën, dyshja flasin rreth bashkëpunimit të tyre më të ri (Foto/Video)

Kështu të paktën bën me dije vet ai përmes një statusi të publikuar në Instagram Story, nga ku u kërkon njerëzve që të tregojnë respekt për ata që agjërojnë, duke mos publikuar imazhe duke ngrënë ushqim në rrjetet sociale.

Një thirrje shumë e qëlluar është cilësuar kjo që ka bërë producenti i njohur, ndërkohë që një mesazh të tillë do të ishte mirë ta publikonin të gjithë fytyrat publike, për t’i dhënë fund njëherë e mirë ‘hipokrizisë’ së publikimit të imazheve të tilla. /Telegrafi/