Site icon Telegrafi

Rina Balaj shfaqet e tëra me të kuqe, josh fansat me pozat e reja

Rina Balaj Foto: Instagram/isyourgirlrina

Rina Balaj është ndër këngëtaret shqiptare që po komentohet në masë të madhe.

Një gjë e tillë po ndodh pasi në rrjete sociale ajo po sjell imazhe interesante nga jeta dhe karriera profesionale.

Në një postim të fundit, bukuroshja ka mahnitur mijëra ndjekësit e saj, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.

Foto: Instagram

Ajo shihet e gjitha në të kuqe, duke vënë në pah edhe flokët me po të njëjtë ngjyrë.

Artistja shfrytëzoi rastin që përmes rrobave të ngushta të theksojë linjat trupore, të formësuara përmes stërvitjeve të shumta.

Foto: Instagram

Theksojmë se “Zjarr” është projekti i saj i fundit, që u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version