Majlinda Kelmendi fitoi një tjetër medalje të artë në Grand Slamin e Parisit në xhudo.
Kampionia olimpike në kategorinë deri në 52 kilogramë, ka vazhduar dominimin në turneun e rëndësishëm të xhudos në Paris, duke mposhtur në finale japonezen Tsunoda.
Për triumfin e Majlidas, ka shkruar edhe faqja zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, e cila është mahnitur nga suksesi i vajzës nga Peja, transmeton Lajmi.net.
“Fituesja e Lojërave Olimpike, Kelmendi, ka vazhduar dominimin e saj të pabesueshëm në kategorinë deri në 52 kg, duke fituar sërish në Grand Slamin e Parisit. Ajo triumfoi ndaj japonezes, Tsunoda, për të fituar të artën”, shkruan në Facbook IJF.