Thomas Tuchel duket se ka shkuar te Chelsea me ide të qarta dhe me atë çfarë dëshiron të arrijë në Stamford Bridge.
Në mbrëmjen e 26 janarit, trajneri gjerman u prezantua te skuadra londineze, duke i filluar menjëherë stërvitjet.
Tuchel zëvendësoi të shkarkuarin Frank Lampard, e tani po mendon për transferimet e para.
Sipas asaj që raporton Daily Mail, gjermani i ka kërkuar Chelseat transferimin e Erling Haaland nga Borussia Dorrtmundi.
Tuchel nuk e sheh Tammy Abrahamin si një sulmues që mund të luajë standard, mirëpo që do të jetë mbështetës perfekt për norvegjezin.
Trajneri planifikon që të përdorë Timo Wernerin si sulmues krahu, derisa Haaland të jetë në qendër të sulmit.
Për të realizuar transferimin e sulmuesit, Chelsea duhet të paguajë rreth 120 milionë euro për kartonin që aktualisht e posedon Dortmundi. /Telegrafi/