Site icon Telegrafi

Doli edhe një profesion i ri që paguhet 200 mijë dollarë në vit!

Kompanitë australiane i paguajnë mirë – madje deri nga tre herë më shumë se mesatarja – punëtorët me aftësi specifike. Por, për të marrë një pagë të majme, duhet të dëshmoni aftësi të jashtëzakonshme në fushën e matematikës dhe të marketingut – profesion ky i ndërlidhur që u sjell të ardhura vjetore prej 200 mijë dollarë ve.

Analistët e të dhënave, të cilët e njohin mirë biznesin, po kërkohen shumë, ndërsa meqë ka deficit në treg, po ofrohen paga mbi mesataren, transmeton Telegrafi. Por, këta nuk duhet të shfaqin vetëm aftësi në leximin e të dhënave, por edhe të punës dhe të bëjnë lidhjen mes tyre duke përdorur të dhënat dhe rezultatet e biznesit.

Kompanitë zakonisht zgjedhin të punësojnë në mënyrë specifike ekspertë të marketingut që janë të interesuar në matematikë dhe pastaj ua mësojnë atyre analizat dhe anasjelltas.

Kur punëson staf të ri, Kathryn Butler kërkon punëtorë krijues, inovativ dhe të rinj që duan të mësojnë, përkatësisht persona që kuptojnë numrat, që janë të shkathët në të folur dhe kanë aftësi superiore këshilluese. Gjithashtu, duhet të kenë njohuri në programime dhe statistika.

“Pesë vite më parë, fokusi ishte në informatikë dhe statistika. Ndërsa, aftësia teknike ende është e ende rëndësishme. Aftësia për komunikim rreth ideve komplekse për njerëzit që nuk janë aq të dhënë pas kësaj, si dhe aftësitë e këshillimit, janë duke u bërë gjithnjë e më të rëndësishme”, foli Butler për kohët që kanë ndryshuar. /Telegrafi/

Exit mobile version