Dokumentari për legjendën e Formua 1, Michael Schumacher, pritet të publikohet para fansave të tij në Festivalin e Filmit në Kanë.
Dyshja gjermane, Michael Wech dhe Hanns-Bruno Kammertoens, kanë bërë një dokumentar për legjendën e Formula 1, duke bërë edhe një pjesë si intervistë me familjarët e tij dhe imazhe të papara më parë.
Dokumentari është aktualisht në post-produksion, por edhe që do të dalin të drejtat për shitjen e dokumentarit në disa vende të ndryshme të botës, që do të barten fillimisht te kompania Marche du Film.
Kompania ka planifikuar që një pjesë e dokumentarit të lëshohet qysh nga 14 maji (nesër), pasi fillon edhe Festivali i Flmit në Kanë.
Dokumentari i plotë pritet të lëshohet në fund të këtij viti, ku do të jenë të përfshira edhe intervistat e familjarëve të Schumacher, si babai Rolf, gruaja Corinna dhe fëmijët Gina dhe Mick.
Gjermani është piloti më i suksesshëm në histori të Formula 1, duke fituar 91 gara për çmime të mëdha dhe shtatë tituj të botës.
Bëhet e ditur se gjendja e Schumacher është e mirë, pas lëndimeve që kishte pësuar në kokë pesë vite më parë në Alpet e Zvicrës. /Telegrafi/