Një burrë është arrestuar pasi u shfaq në një video duke e djegur Kuranin në qytetin britanik Mançester, vetëm dy ditë pasi një burrë tjetër u qëlluar për vdekje në Suedi, pasi kishte bërë të njëjtën gjë.
47-vjeçari, u arrestuar nën dyshimin për “fyerje raciste” në afërsi të memorialit Glade of Light, ka njoftuar policia britanike, transmeton Telegrafi.
Ai vazhdon të jetë në paraburgim, pasi transmetoi direkt në rrjetet sociale duke djegur Kuranin.
E veprimi i tij ndodhi dy ditë pasi Salwan Momia, një aktivist anti-islamik në Suedi, u qëlluar për vdekje në afërsi të Stokholmit, pasi kishte djegur Kuranin në vitin 2013.
“Kuptojmë brengën që kjo mund të shkaktoj pakënaqësi në komunitet, e në veçanti pas transmetimit të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale të këtij veprimi”, u tha nga policia në Mançester. /Telegrafi/