Site icon Telegrafi

Dogana mbledh 500 milionë euro për shtatë muaj

Për herë të parë që nga themelimi i Doganës, mblidhen mbi 500 milionë euro deri në fund të muajit korrik të këtij viti.

Krahasimi me të dhënat e vitit të kaluar tregojnë për rritje të hyrave me 7.5 për qind apo mbi 35 milionë euro më shumë.

Të gjitha këto të hyra nënkuptojnë më shumë fonde për qytetarët e Kosovës, respektivisht më shumë për arsim, shëndetësi, punë publike dhe mirëqenie në përgjithësi. /Telegrafi/

Exit mobile version