Site icon Telegrafi

Do të vijë ‘911 Carrera’ e re

Një model i ri nga Porsche do të prezantohet në vitin e ardhshëm, para lansimit të gjeneratës së re të kompanisë që është paraparë për vitin 2018.

Vetura e re 911 Carrera do të ketë motor më të vogël se 3.0 l dhe është për 15 KF më e fuqishme se modeli i tanishëm.

Sipas koha.net, modeli i ri do të zhvillojë 365 kalëfuqi. Vetura do të jetë me turbombushës dhe gjashtë cilindra.

Sa i përket ndryshimit në pjesën e jashtme, Porsche do të sjellë veturën me hapësirë më të madhe në pjesën e përparme dhe dritat LED që ndryshojnë në dizajnin e brendshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version