Demokracia në Veprim (DnV), e cila po e vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në katër komunat veriore, ka njoftuar se deri në ora 16:00 procesi i zgjedhjeve ka shkuar në mënyrë të rregullt.
Në një konferencë për media vëzhguesit e DnV bën të ditur se përqindja e daljes së qytetarëve në këto zgjedhje është më e madhe krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, transmeton Telegrafi.
“Deri në ora 16:00 procesi ka shkuar në mënyrë të rregullt. Ka pasur disa parregulluari që janë raportuar, është raportuar për 23 votime familjare në 23 vendvotime në katër komuna, ka pasur ankesa sa i përket listës së votuesve, janë raportuar 6 raste. Po ashtu edhe 5 raste janë raportuar se kanë votuar jashtë kabinës së votimit, dhe dy raste kanë qenë se kanë tentuar të votojnë dy herë”.
Vëzhguesit e Demokracinë në Veprim, thanë së deri në ora 16:00 dalja e qytetarëve në votime është 35%.
“Në Zubin Potok dalja e qytetarëve është 39%, në Zveçan 38%, Leposaviq 34% dhe Mitrovicë e Veriut 33%”./Telegrafi/