Reperi i njohur amerikan DMX ishte afër vdekjes nga mbidoza e drogës të hënën, por policët i kanë shpëtuar jetën.
Sipas “nydailynews”, transmeton koha.net, reperi i hitit “Slippin” mbeti pa frymë afër një BMW të bardhë në një parking në New York.
Katër policë i kishin dhënë ndihmën e parë dhe e kishin injektuar me ilaçe kundër mbidozës.
Një dëshmitar ka thënë për “Fox” se reperi 45-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, ishte dërguar menjëherë në spitalin më të afërt.
Përfaqësuesi i DMX ka thënë se reperi ka pasur një sulm tjetër të astmës, por një burim i familjes për revistat amerikane ka thënë se ky është vetëm mbulim për të mos treguar se ai ishte afër vdekjes për shkak të mbidozës.
Simmons njihet për probleme me ligjin. Ai ka qenë i arrestuar disa herë, ndërsa së fundmi u arrestua në tetor pasi kishte dështuar të paguante 10 mijë dollarë në muaj për kujdesin për fëmijët.