Gjatë ditës së shtunë në fshatin Zupçe të Zubin Potokut, u raportua se dy kamionë të një kompanie ishin përfshirë nga flakët.
Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me djegien e këtyre kamionëve.
Sipas policisë njëri kamion ishte djegur tërësisht kurse tjetri pjesërisht, kurse policia raporton se zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin.
“Dy ankues meshkuj kosovar kanë raportuar se, në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë automjetet e tyre (kamion). Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Si pasojë, dy kamion janë djegur tërësisht, ndërsa një pjesërisht. Rasti është duke u hetuar”, bëri të ditur policia.
Për RTV Dukagjini pronarët e kompanisë kishin thënë se ata nuk ndihen të sigurt të vazhdojnë punimet, vetëm nëse marrin garancion nga Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes pasditen e së shtunës kanë shkuar edhe KFOR-i talian, pjesëtarë të së cilit diskutuan me pronarët e kamionëve.
Lokacioni ku janë djegur kamionët është pak metra larg hapësirës ku para disa muajsh Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri./Telegrafi/