Lajmi se Rigels Rajku dhe Ledri Vula po realizojnë bashkëpunim, bëri bujë të madhe në media.
Ndërsa kënga e tyre është pritur shumë mirë nga fansat e dy reperëve në zë të skenës shqiptare.
“Dje & Sot” u publikua më 22 nëntor (e mërkurë) dhe tash kur kanë kaluar katër ditë nga lansimi, ka arritur shifra të mëdha në YouTube.
Një platformën e shpërndarjes së videove, videoja muzikore e kësaj kënge është shikuar 2.7 milionë herë deri më tani.
Projekti është prodhim i Bled Beats dhe Johan Bejerholm, ndërsa ‘beat-in’ e kanë bërë Butrint Buçinca dhe Duja.
Videoklipin e kësaj kënge e ka realizuar Fati TV.
“Dje & Sot” është bashkëpunimi i parë ndërmjet Noizyt dhe Ledrit, të cilët tashmë i kanë lënë prapa zënkat nga e kaluara.
Nuk dihet nëse dy reperët do të sjellin bashkëpunime të tjera në të ardhmen. /Telegrafi/