Liverpool prodhoi mbrëmë një rikthim sensacional në histori të futbollit, duke e eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve.
Skuadra angleze ishte duke humbur nga ndeshja e parë në Camp Nou 3-0, ndërsa mbrëmë në Anfield e përmbysi rezultatin për 4-0.
Goli i fitores u shënua nga Divock Origi, pas një pasimi maestral nga Trent Alexander-Arnlod.
Përveç lojës fantastike të lojtarëve të Liverpoolit, meritë të madhe për kalimin në finale të Ligës së Kampionëve kishte edhe një djalosh.
Djaloshi që grumbullon topat jashtë vijave anësore, është njëri ndër më meritorët për golin e katërt të shënuar nga Liverpool.
Ai i ofron topin menjëherë Alexander-Arnoldit, gjersa e pranon tjetrin që ishte në fushë.
Djaloshi mori reagime të shumta për veprimin e tij, duke i thënë se ai e meritonte biletën ‘VIP’ në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 1 qershor në Madrid. /Telegrafi/
What a moment from this scouser!Pure genius!
Also the ball boy should get huge praise and a VIP ticket to the final. https://t.co/boGfbPlDpm— Marley (@colinbarry80) May 8, 2019