Telegrafi

Djali i Simeones: T’i shënojmë Juves është në gjakun tonë

Giovanni Simeone ka thënë se babai i tij, Diego Simeone, i kishte treguar që ka shënuar kundër Juventusit, ku që nga ajo kohë kjo gjë i hyri në gjak dhe dëshironte ta bënte të njëjtën gjë.

I riu argjentinas udhëhoqi skuadrën e tij, Genoan, drejt fitores 3-1 ndaj Juventusit, duke shënuar dy gola në pjesën e parë.

Lexo po ashtu Genoa 3-1 Juventus, notat e lojtarëve (Foto)

“Kam dëgjuar nga babai im, i cili më tha se ai kishte shënuar kundër Juventusit dhe për këtë arsye ajo është në gjakun tonë, kështu që unë kam për të bërë të njëjtën gjë”, ka deklaruar Cholito duke buzëqeshur për Mediaset Premium, përcjell Telegrafi.

Diego, aktualisht trajner i Atletico Madrid, shënoi golin e fitores, kur Lazio mundi Juventusin në prill të vitit 2000.

“Kjo është dita më e mirë e karrierës sime deri tani. Unë gjithmonë përpiqem për të përmirësuar lojën time me shpinë pas golit, por ende kam nevojë për të mësuar më shumë në lidhje me kontrollin dhe taktikat”, përfundoi argjentinasi.  /Telegrafi/