Telegrafi

Djali rrah nënën në Podujevë, e bën për spital

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:00, në Podujevë.

Sipas raportit, viktimës iu është ofruar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/