Ajaxi ka barazuar në fundjavë 1-1 me Excelsior, ndërsa golin e vetëm e shënoi djali i Patrick Kluivert, Justin.
Ky është goli i parë i 17 vjeçarit si profesionist.
Just sikurse babai i tij erdhi në ekipin e parë nga akademia e Ajaxit, ndërsa këtë vit ka 11 paraqitje.
Ai mori një asistim nga Hakim Ziyech duke e kthyer në gol.
Lojtari luan si sulmues i krahut në formacionin 4-3-3.
Ky gol erdhi në ditën kur ishin bërë 10 vite, kur babai i tij e kishte shënuar golni e fundit në nivelin profesional.
Kur trajneri Peter Bosz i dha mundësinë që të luajë në ekipin e Ajaxit, Kluivertet u bën familja e katërt baba dhe djalë që janë luajtur për këtë skuadër.
Të parët ishin Danny dhe Daley Blind.
Kluivert i vjetri ka luajtur për kombëtaren e Holandës dhe skuadra si Milan, Barcelona, Newcastle. /Telegrafi/