Djali i çiftit të njohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi, Platori vendosi të debutojë në muzikë katër vite më parë.
Ai kishte sjell një duet me nënën e tij, Mihrije Brahën, këngën e titulluar “Fama”, e cila aso kohe ishte pëlqyer mjaft nga publiku.
https://www.youtube.com/watch?v=PVdptaxmemc
E së fundmi, ai ka vendosur që t’i rikthehet sërish muzikës, duke bërë gati projektin e tij të ri.
Platori ka realizuar një këngë të re të zhanrit hip-hop, të cilën do ta publikojë së shpejti edhe me klip.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, kanë shfaqur këngëtarin Abazi gjatë xhirimeve të klipit, në të cilin do të shfaqet mjaft me stil.
Titulli i projektit ende nuk është bërë i ditur, megjithatë do të vijë i plotë për publikun brenda pak ditësh. /Telegrafi/