Site icon Telegrafi

Djali i Lionel Messit vizaton logon e Juventusit, klubit ku luan kundërshtari më i madh i babait të tij, Cristiano Ronaldo

Djali i Lionel Messit, në ndeshjen mes Barcelonës dhe Interit, ishte në stadium së bashku me babanë e tij që vazhdon të mbetet i lënduar.

Ai është kapur nga një fans që incizonte me telefon, ku kishte vizatuar logon e Juentusit, klub ku luan rivali më i madh i tij Cristiano Ronaldo.

Çdo fëmije i pëlqen të vizatojë vizatime për prindërit e tyre, kështu që i riu Thiago Messi, priste reagimin e babait të tij, kur ai i dha atij një vizatim që e kishte bërë.

Lionel Messi, i cili ishte i zënë duke e parë ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit, mund të jetë tronditur kur e pa logon e klubit të Juventusit .

Ndoshta një dëshirë apo mendim nga i riu, pasi nuk ka gjasa që ndonjëherë t’i shohim dy rivalët e mëdhenj Messin dhe Ronaldon që të luajnë në të njëjtën skuadër.

Ndoshta Thiago ia tregonte babait të tij ekipin që do të dëshironte të luante kur ai të rritej.

Te Juventusi aktualisht luan dhe Cristiano Ronaldo Jr, i cili shënoi katër gola në debutimin e tij për Juventus U-9 muajin e kaluar.

Ai madje veshi fanellën e ka me numrit 7.

Ku dihet ndoshta një ditë do të luajë edhe Thiago, natyrisht me fanellën me numrin 10. /Telegrafi/  

Exit mobile version