Telegrafi

Djali i Lionel Messit, Thiago i reagoi ashpër tifozit që tentoi të tallej me argjentinasin jashtë shtëpisë së tyre në Barcelonë

Djali i Lionel Messit, Thiago, ka reaguar brutalisht kundër një tifozi që e talli babanë e tij jashtë shtëpisë së tyre në Barcelonë.

Argjentinasi iu drejtua largimit të tij tronditës nga Barcelona në një konferencë shtypi të dielën e javës që shkoi.

Tifozët u mblodhën në Camp Nou për të nderuar legjendën e klubit, me mbështetësit që u mblodhën gjithashtu jashtë shtëpisë së tij në Spanjë të hënën.

Por, jo të gjithë tifozët ishin të respektueshëm, me një tifoz që pyeti se ku ishte sulmuesi argjentinas që të mund të qeshë me të.

“Ku është Messi? Ne do të qeshim me të”, kishte thënë tifozi.

Thiago iu përgjigj pa mëshirë: “Edhe unë do të qesh me babanë tënd”.

Messi duket se është në prag të nënshkrimit për Paris Saint-Germain pasi thuhet se ka rënë dakord me kushtet me gjigantët francezë.

Tifozët u mblodhën në aeroportin në Paris për të parë një paraqitje të shkurtër të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, por pa sukses – me lojtarin që ende gjendet në Barcelonë.

Megjithëse ai pritet të përfundojë kalimin e tij në PSG në ditët e ardhshme para sezonit të ri. /Telegrafi/

https://twitter.com/RoyNemer/status/1424721637438590977?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1424721637438590977%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-lionel-messis-son-thiago-brutally-mocks-fan-outside-their-home-20210809