Telegrafi

Djali i kryeministrit Rama, Greg publikon fotografi nga pushimet me Duan

(Foto: Instagram/gregrama)

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, shumëkush e ka pasur mundësinë që të takohet me Dua Lipën dhe së paku të bëjë një fotografi me të.

Këngëtarja me famë ndërkombëtare vendosi që të kalonte disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar duke zgjedhur jugun e vendit.

Derisa familja e Duas është shoqëruar për pushime nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mundësinë për ta takuar e ka pasur edhe djali i tij, Greg Rama.

(Foto: Instagram/gregrama)

Djali i madh i kreu të qeverisë shqiptare e ka publikuar fotografi të përbashkëta me këngëtaren në Instagram, si dhe me babanë e saj, Dukagjin Lipa.

Lexo po ashtu Familja Lipa po shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama

“Kemi mundësi dhe për më mirë”, është përshkrimi që ia ka vënë Gregu fotografisë me Duan. /Telegrafi/