Edhe djali i këngëtarit të njohur Ilir Shaqiri, ishte mbrëmë (e diele) prezent në dasmën e kushërirës së Rita Orës.
Këtu nuk e kemi fjalën për Korabin (këngëtarin e njohur), por për vëllanë e tij të madh.
Ai ka pasur rastin që mbrëmë të takohet me këngëtaren e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Orën, e cila ishte gjithashtu prezente në këtë ceremoni.
Ka qenë vet Korabi, ai i cili ka publikuar një fotografi në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës shkruan: “Vllaçko dhe Rita Ora”.
Mesa duket, vëllai i këngëtares duket të ketë qenë shumë i lumtur që ka pasur mundësinë të fotografohet pranë këngëtares Ora, dhe kjo gjë vërehet edhe në buzëqeshjen e tij. /Telegrafi/