Duket se ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, e ka në familje një reper.
Sosa është pseudonimi artistik i të birit të ministrit.
Kënga e tij titullohet “Kom Qa t’duhet” dhe shfaq në klip vetura të shtrenjta dhe veshje të shtrenjta.
Kjo është kënga e parë e të birit të ministrit të Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/