Trajneri Jose Mourinho ka qenë në kontakt me Gianluigi Donnarumman për të vendosur portierin e Milanit si zëvendësues të David de Gean në Manchester United.
Spanjolli De Gea thuhet se dëshiron të largohet nga Old Trafford verën e ardhshme pas shtatë vjetësh të kaluar me Djajtë e Kuq.
Gjigantët evropianë, Paris Saint-Germain dhe Real Madridi janë si favoritët për të nënshkruar me portierin e talentuar spanjoll.
Vlera e një marrëveshje për transferimin e De Geas thuhet se sillet rreth 70 milionë euro.
Por, mediat spanjolle raportojnë se trajneri portugez ka etiketuar zëvendësuesin ideal të spanjollit në rast largimi.
Sipas mediumi Don Balon, me Mourinhon që ka frikë të humbasë De Gean në fund të sezonit, trajneri i Unitedit dëshiron që adoleshenti i Milanit, Donnarumma të bëhet numri 1 i klubit.
Megjithatë, Unitedi nuk do ta ketë të lehtë transferimin e portierit italian pasi do të përballet edhe me konkurrencën e Bayern Munichut dhe Juventusit.
Ndryshe, Donnarumma ka një klauzolë në kontratën e tij, ku largimi i tij mund të ndodh në rast dështimi për kualifikim në Ligën e Kampionëve nga Milani këtë sezon. /Telegrafi/