Site icon Telegrafi

Djajtë e Kuq do bëjnë ofertë brenda 48 orëve për Perisicin

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, mbetet i vendosur të nënshkruajë me mesfushorin e Interit, Ivan Perisic dhe do të bëjë ofertë për të brenda 48 orëve.

Sipas Manchester Evening News, Djajtë e Kuq pritet të bëjnë një tjetër përpjekje për të nënshkruar me Perisic këtë javë.

Lexo po ashtu Interi i jep një javë kohë Unitedit për të mbyllur transferimin e Perisicit

Mourinho mbetet i gatshëm të shtojë të paktën një anësor tjetër para afatit të transferimit dhe Unitedi nuk ka përfunduar ndjekjen e tyre për Perisicin.

Trajneri portugez gjithashtu është i hapur për të nënshkruar me një mbrojtës – mundësisht një mbrojtës të majtë – pasi Luke Shaë dhe Ashley Young vazhdojnë të marrin veten nga lëndimet afatgjata, ku i preferuari është mbrojtësi i Tottenhamit, Danny Rose.

Nuk ka pasur zhvillime të mëtejshme në lidhje me Perisicin pasi që ai fluturoi në Kinë për turneun para-sezonal me Interin më 18 korrik dhe Unitedi që nga ai momenti vlerësoi mundësinë e nënshkrimit të Gareth Bale nga Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version